Një grup kriminal i linjës Shqipëri-Greqi-Europë Perëndimore, është goditur nga një operacioni i zhvilluar në Pire të Greqisë.
Sipas mediave greke është arrestuar një shqiptar 40-vjeç dhe dy grekë 18 dhe 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një grek 45 vjeç.
Në kuadër të këtij operacioni, policia e vendit fqinj ka sekuestruar 210 kg e 370 gramë marijuanë, 2 automjete, 1 kamion për transport ndërkombëtar, 4 celularë dhe 215 euro.
40-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës nga kufiri greko-shqiptar deri në Katerini, Greqi.
Më pas, dy shtetasit grekë tashmë të arrestuar, ishin përgjegjës për magazinimin e drogës. Shtetasi grek 45 vjeç i shpallur në kërkim mësohet se ishte përgjegjës për trafikimin e drogës drejt Europës Perëndimore me kamionin e transportit ndërkombëtar.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...