Largimi i Lionel Messit nga Barcelona për Manchester Cityn është i mundshëm, thotë Yaya Toure.
Emri i argjentinasit është më i përfoluri ditëve të fundit në tregun e transferimeve.
Madje, të enjten në mbrëmje është raportuar se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i ka bërë të qartë trajnerit Ronald Koeman se më shumë e sheh veten jashtë Barcelonës, sesa brenda saj.
Për ish bashkëlojtarin e tij, Yaya Toure, transferimi i Messit te Manchester City duket i komplikuar, por është i mundshëm.
“Do të jetë e komplikuar”, ka deklaruar fillimisht Toure, në lidhje me transferimit e Messit te Manchester City, përcjell lajmi.net.
“Nga ajo që di, Messi e do Barcelonën. Ai e do qytetin, klubin dhe filozofinë atje”.
“Por nëse ai dëshiron të largohet, ndoshta ai mund të vijë te City. Pse? Sepse City ka para për ta blerë atë dhe janë vetëm pak klube në Premierligë që mund ta përballojnë atë, për të qenë i sinqertë”.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë