Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ngriti procedurë penale kundër tre personave, të dyshuar për veprën penale ‘shantazh’.
“Të dyshuarit, nga 13.12.2019, të dakorduar bashkërisht, me qëllim që të përfitimit, duke përdorur forcë ndaj një personi nga Manastiri i kanë detyruar prindërit e tij t’u japin 1.600 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata, sipas njoftimit, e kanë mbajtur viktimën të mbyllur në banesë në Komunën e Aerodromit, e kanë rrahur në trup dhe fytyrë, e kanë prerë me brisk në shpinë dhe më pastaj i kanë vendosur kripë dhe parfum te plagët.
Pas lëndimeve ata kanë kontaktuar nëpërmjet telefonit të të dëmtuarit me thirrje video kanë thirr prindërit e tij duke ju kërkuar 40.000 euro në mënyrë që të lirojnë djalin e tyre.
Pas bisedave janë pajtuar që e ëma t’u dorëzojë para prej 1.600 eurove një pjesë nga shuma totale prej 40.000 eurove ndërsa sipas instruksioneve, e ëma paratë i ka dorëzuar në Shkup në automjetin e birit të saj në Shuto Orizare.
“Prokurori Publik, duke marrë parasysh se janë përmbushur kushtet ligjire, te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore të Manastirit propozoi masën e paraburgimin për tre të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe gjykata ju caktoi masën e paraburgimit pëe 30 ditë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...