Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska, sot deklaroi se derisa nuk formohet qeveria, nuk mund të publikohen shpalljet për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar.
“Ekziston ndalesë ligjore, deri në formimin e qeverisë së re të ketë punësime të reja, përveç në institucionet kur bëhet fjalë për aktivitete urgjente me ç’rast nevojitet institucioni të sigurojë vërtetim se me të vërtetë bëhet fjalë për diçka të tillë nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit”, tha ministrja, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fjalimit të Samitit global të grave lidere të vitit 2017, i cili mbahet në Shkup.
Sipas saj, shpallje publike për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar nuk ka që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa në këtë periudhë, ka pasur angazhime vetëm të punëtorëve sezonal në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe “Rrugët e Maqedonisë”, shkruan Telegraf.
“Shumë pak punësime kishte gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani, edhe në këtë periudhë, do të shohim se si do të jetë me zgjedhjet. Derisa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen shpallje”, potencoi Arsovska-Tomovska.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...