Google ADS

Tmerr në Tetovë, përdhunohet e mitura

15:48 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dje në orën 16 në policinë e Tetovës, një banor 44-vjeçar nga fshati Xhepcisht,ka lajmëruar se fqiu i tij 60 vjeçar në dy raste ka përdhunuar vajzën e tij 16 vjeçare.

Sipas informacionit që ka dhënë babai i vajzës në polici, i akuzuari në gusht dhe tetor të vitit 2016 në dy raste pas takimit me të miturën, me automjetin e tij e ka dërguar në lokacione të ndryshme ku ka abuzuar seksualisht kundër vullnetit të saj.

I akuzuari i mohon kategorikisht akuzat e ngritura kundër tij, kurse SPB në Tetovë është duke marrë masat për zbarrdhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme