Në Gjykatën Themelore në Shkup sot do të mbahen seanca dëgjimore për lëndët “Titanik”, “Tortura” dhe “Tarifa”. Të gjithë këto lëndë janë të Prokurorisë Speciale Publike, për keqpërdorime të ish-zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së dhe jo vetëm, në lidhje me pushtetin dhe fuqinë e pushtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Lënda “Titanik” ka të bëjë me pengim të procesit zgjedhor. Në këtë seancë do të shqyrtohen mbi 5000 mijë materiale zzgjedhore si dëshmi për zgjedhjet e vitit 2013.
Lënda “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit në vitin 2011. Në këtë seancë do të merren në pyetje zyrtarë të cilët kanë pasur njohuri apo janë përfshirë në procesin e arrestimit Boshkoskit.
Lënda “Tarifa” lidhet me keqpërdorime në Sh.A “ELEM” për porositje të jashtligjshme të zgjidhjeve softuerike për nevoja të kësaj kompanie shtetërore. Në këtë lëndë, flitet për keqpërdorime prej katër milionë euro.
Asnjëra nga lëndët nuk pritet që të kryehet në një periudhë afatshkurte.
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...