Google ADS

Tilevski premton masa për mbrojtje më të madhe të Liqenit të Ohrit

13:39 | 13 Tetor 2017
L G

Rehabilitim të sistemit kolektues për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, formimin e marinës së liqenit, rregullimin e plazheve, rivitalizim të moçalit, projekte të vogla infrastrukturore për mbrojtjen e liqenit janë në mesin e masave që sot i paralajmëroi Mitko Tilevski, kandidati për kryetar të Ohrit i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRODPMNE.

“Me qëllim të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, është hartuar studim i fizibilitetit nga ekspertë me renome dhe janë konfirmuar aktivitetet prosperuese. Konform dinamikës së konfirmuar të prioriteteve, do të ndërmerren aktivitete për ndërtimin e rezervuarit për grumbullim fillestar të ujërave të zeza në bregun e Liqenit dhe do të krijohen kushte të sanimit të 31 kilometrat fillestar nga rrjeti kanalizues të sistemit primar të kolektuesit duke vendosur teknologji të re, pa gërmim”, deklaroi Tilevski në kërë rast duke paralajmëruar edhe sendërtim të stacionit pastrues për trajtim të ujërave të zeza në Vranishtë dhe zgjerim të sistemit kolektues.

Mes tjerash ai premtoi edhe ndërtimin e marinës për 300 objekte më të vogla lundrimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme