Google ADS

Thyen urdhrin për të mbyllur bizneset, policia greke arreston 45 persona, midis tyre 12 shqiptarë

18:43 | 14 Mars 2020
Arbresh.info

Si pasojë e përhapjes të shpejtë të koronavirusit nëpër botë, masa të shumta janë marrë për parandalimin e tij.

Mesa duket në Greqi, pavarësisht urdhrave të prera nga qeveria, disa pronar të bizneseve kanë dalë kundra.

Burime për Top Channel, bëjnë me dije se policia greke ka arrestuar 45 persona, mes të cilëve 12 janë shqiptarë, pronar të bizneseve, të cilët kanë thyer urdhrin e kryeministrit Micotaqis për të mbyllur bizneset, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19.

Ndërkohë, mësohet se vazhdojnë patrullimet për evidentimin e personave që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme