Protestuesit e organizatës “Për Maqedoni të Përbashkët” vazhdojnë me kërcënimet me vdekje nga zyrtarëve të LSDM-së.
Ata së fundi u paraqitën në protestë me një pankartë kur kërkojnë vdekjen e Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës. “Për Zaevin kollare e ilustruar me litar për varje dhe Radmillën rollkë gjithashtu për varje. Nga LSDM-ja thonë se mos veprimi i prokurorisë nxit vepra të tilla.
Kjo sjellje e Prokurorisë Publike në mënyrë plotësuese i motivon protestuesit për sjellje të mira, si ishte rasti i mbrëmshëm për kërcënime dhe retorike dhune ndaj funksionarëve të LSDM-së. Reagimi i butë i prokurorisë Përkatëse I motivon pjesëmarrësit dhe organizatorët të praktikojnë dhunë. Për këtë gjë flet edhe rasti I mbrëmshëm ku pati kërcënime me jetë të funksionarëve të LSDM-së – deklaroi Petre Shilegov, LSDM.
Edhe njohësit e çështjeve juridike dhe të OJQ-ve reagojnë duke kërkuar masa nga prokuroria pasi sipas tyre bëhet fjalë për vepra të dënueshme.
Këto janë kërcënime serioze për funksionarë të lartë që në vete ngërthen vepër penale shumë të rëndë dhe sipas meje Policia bashkë me Prokurorinë sot është dashur të merren me procedura kundër të njëjtëve. 1:27 Këta të njëjtit duhet të sanksionohen madje të sanksionohen në maksimum meqë këto vepra nxisin urrejtje – tha avokati Miralem Asani.
Pamë edhe një shpërthim të urrejtjes pa fund, me kërcënime me jetë dhe kjo është vazhdim i asaj që ndodhi në të enjten e zezë, diçka që ata të cilët janë më kompetent, si policia dhe Prokuroria Publike shumë haptazi po mundohen ta relativizojnë situatën, dhe në atë mënyrë bëhen bashkëpunëtorë të këtij grupi fashist, kriminal që po mundohet që me çdo kusht t’i mbroj një grup njerëzish që janë nën hetimet e PSP-së – tha Xhabir Deralla, CIVIL.
Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” kanë paralajmëruar se protestat e tyre do të vazhdojnë derisa partitë nuk heqin dorë nga siç thonë “Platforma e Tiranës” ndërsa zgjidhjen e krizës e shohin tek zgjedhjet e reja./alsat-m
https://www.youtube.com/watch?v=ESEi95AJSWQ
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën