Thirrja për kompanitë vendase që të mund të konkurojnë për ndihmë financiare me masat e shtyllës së tret të planit qeveritar për rritje ekonomike, do të publikohet të mërkurën javën e ardhshme, paralajmëroi sot zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç thekson, gjatë kohës së konkursit, ku do të pasojnë edhe tjerë për këtë qëllim, kompanitë do të mund të aplikojnë për fitime financiare.
Ditën e martë në seancën qeveritare kanë qenë të rishikuara rregulloret kriteret e shpërndarjes dhe planifikimit të ndihmës financiare, me vlerë prej 10,5 milionë euro, me çka janë përgatitur kushte për publikimin e thirrjes.
Siç kanë lajmëruar më herët drejtori i Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski, thirrja do të zgjas 45 ditë, ndërsa vlerësimi i projektit të firmave duhet të mbarojë deri më 60 ditë. Me shtyllën e tret të planit qeveritar, ndihma më e madhe financiare është paraparë me masën numër tre për ndihmë dhe zhvillim të produkteve për risi dhe shërbime. /Telegrafi/
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...