Thimonier: Maqedonia e Veriut vendin e ka në BE

18:19 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Ambasadori francez Chrisitian Thimonier është deklaruar sërish për çështjen e marrjes së datës nga BE, për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi se çështja e datës është tjetër, ndërsa parimet janë tjetër, të cilat janë po aq të rëndësishme sa edhe bashkëpunimi.

“Nëse ekziston diçka që na bashkon, neve përfaqësuesve evropianë, është një gjë: Maqedonia e Veriut pas të gjitha përpjekjeve të bëra deri tani vendin e ka mes nesh në BE, të bashkëpunojmë. Mund t’u them se jemi të motivuar për bashkëpunim”, deklaroi Thimonier në pyetjet e gazetarëve pas manifestimit me rastin e “11 Tetorit” në Kumanovë.

Ndryshe, pritet që më 15 tetor BE të merr datë nëse do t’i nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme