Maqedonia në substancë është shtet binacional, kurse në praktikë është shtet unitarist ku sovraniteti i takon vetëm një populli-maqedonasve. “Reformatori” Zaev e ka plotë gojën me të drejta qytetare. Shqiptarët edhe me Kushtetutën aktuale në letër i kanë të gjitha të drejtat qytetare, thonë analistët
“Thelbi i politikës neokomuniste të Zaevit është t’i fuse shqiptarët në një kazan shkrirës (melting pot), me një fjalë Zaev paralajmeron një çorbë të re me shijen që ne e kemi te njohur (vllaznim-bashkimi).
Shqiptarët t’i japin vota Zaevit vetëm atëherë kur votat e maqedonasve për partitë shqiptare do ti tejkalojnë votat e shqiptarëve për partitë e maqedonasve.
Edhe Zaev sikurse Gligorov është në gjendje t’ua japë shqiptarëve të gjitha të drejtat individuale, për ato kolektive nuk ia ka ënda të flase”, thotë Shpëtim Pollozhani, analistë politik për Zhurnal.mk
Sipas tij, shqiptarët duhet ta votojnë vetëm konceptin etnik.
“Ekskursionet nëpër partitë maqedonase janë ekskursione dhe aventura antikombetare.
Shqiptarët nuk duhet ti shkojnë deri në 50.000 vota sikurse që e bënë në zgjedhjet e kaluara parlamentare.
Vllaznim bashkimi vdiq me lugatin Tito, bashkë me atë vdiq edhe melting pot i teoricientëve maqedonas”, nënvizon Pollozhani.
Nga ana tjetër, historiani Arben Llalla thekson se realishtë shqiptarët duhet të votojnë për kandidatët shqiptarë.
“Por kur partitë shqiptare kanë kandidat jo meritor, si tradhetar, rrugaçë, mafioz atëherë për kë duhet të votojnë shqiotarët? Në këto zgjedhje shqiptaret i kanë rrugët e mbyllura, janë të zenë në kurthe. Keq të votojnë konceptin qytetar e keq të votojne kandidatët mafiozë e injorantë. Unë jam për konceptin dhe ideologjinë e Arbën Xhaferit”, thekson Llalla
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...