Thaçi takohet me Xhaferin, bisedojnë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

15:09 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur vizitën e tij në Shkup, me një takim të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Thaçi që në Shkup po qëndron për të marrë pjesë në Samitin e “Brdo Brijuni”, ka thënë se me Xhaferin kanë biseduar për raportet mes dy vendeve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Postimi i plotë i presidentit në Facebook:

 

Vizitën time zyrtare në Shkup, për të marrë pjesë në për në Samitin e “Brdo Brijuni”, e fillova paraprakisht me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Biseduam për marrëdhëniet tona ndërmjet dy shteteve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetarin Xhaferi e përgëzova për punën dhe reformat që është duke i bërë koalicioni i ri qeverisës, në përmbushjen dhe përshpejtimin e agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Kosova i gëzohet çdo suksesi të Maqedonisë fqinjë. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme