Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në Bruksel në një takim të përbashkët ka takuar deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.
Siç njoftojnë nga PDSH, në këtë takim janë diskutuar temat aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, si dhe proceset integruese të Maqedonisë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Thaçi në takim e vlerësoi si hap pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike dheqë do të ndihmojë për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor”, thonë nga PDSH.
Gjithashtu Thaçi ka potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe i siguroi bashkëbiseduesit për përkushtim maksimal të PDSH-së dhe të qeverisë drejt procesit të reformave.
“Duke e vlerësuar këtë periudhë si shumë të rëndësishme për integrimet tona euro-atlantike, Kryetari Thaçi në takim kërkoi mbështetjen e plotë të miqve tanë ndërkombëtar, si dhe bëri thirrje për hapjen e bisedimeve të vendeve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, shtojnë nga PDSH.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE.
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...