Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni , Menduh Thaçi ka komentuar doreheqjen e ish kryetarit te BFI-së Sulejman Rexhepi sot ne konference per shtyp që mbajti PDSH-ja për gjendjen me Koronavirusin në Maqedoni.
Ai tha se nëse Sulejmani ishte shejtan ata rreth tij ishin shejtanët e mëdhenj, bashkëkriminelët e Sulës.
“Përndryshe kjo që ka ndodhur është skandaloze, nuk e di a kanë turp ata, a kanë fytyrë kur dolën rreth tijë atë ditë, ata janë shejtanët e vegjël ndërsa Sula ishte shejtani i madh. Le t’i largojnë ato veshjet që i kanë, të zhveshen nga autoriteti i islamit të cilin nuk e kanë dhe atëherë si të gjithë ne politikanët që i nënshtrohemi procesit demokratik, edhe ata duhet t’i nënshtrohen votës dhe procesit demokratik.
Për fund u apeloj këtyre grupacioneve nga i pari që e lexoi atë tekstin, me mua mos kruheni se do t’u kundërpërgjigjem në mënyrë faktike të fuqishme me vulë në ballë se kush janë, për mua dhe PDSH-në kam shumë shpresa për shumicën absolute të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni ata nuk kanë asnjë legjitimitet dhe nuk na obligojnë për respekt dhe udhëzimi që ato do t’a japin që ne t’a respektojmë.” tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në një konferencë për shtyp.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...