Menduh Thaçi, lideri i partisë më të vogël parlamentare te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i ka vlerësuar si të paafta partitë opozitare shqiptare që të mundin BDI-në.
“Alia dhe BDI-ja hiq bash hesap nuk i bajnë këto Afrimat, Bilallat edhe Ziadinat. Nuk kanë ato forcë dhe potencial si PDSH-ja, me i rezistu BDI-së”, tha Thaçi.
Ai më tutje theksoi se vetëm PDSH mund t’i rezistojë BDI-së, siç i ka rezistuar 17 vjet. Ndërkohë, theksoi se Bilall Kasami dhe grupi i tij kanë dashur që ai të jetë i burgosur, transmeton portalb.mk.
“Këto muhabetet, se unë jam marrë vesh me LSDM-në që të bëjmë Qeveri, ata eksploduan, mendja i la. Jo, për diçka tjetër, ata menduan se mbeten ne baltë, se ata i ka krijuar LSDM-ja”, deklaroi Menduh Thaçi.
Ndryshe, ASH-ja është shprehur e gatshme të bashkëpunon me të dy partitë, Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Ndërkohë, BDI ka deklaruar tashmë se nuk do të futet në koalicion parazgjedhor me asnjë parti, derisa PDSH është deklaruar vetëm për koalicionim paszgjedhor me LSDM-në.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...