Google ADS

Thaçi: Ahmeti me shokë në vitin 2001 më rrëzuan nga pushteti me luftë

22:54 | 23 Qershor 2020
L G

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi thotë se Ali Ahmeti bashkë me shokë e rrëzuar atë nga pushteti me luftë në vitin 2001.

“Më rrëzuan me luftë me arsyetimin se do të realizojnë të drejtat e shqiptarëve”, tha ai  në emisionin “Debat Plus”.

Kryetari i PDSH-së thotë se do të jepte dorëheqje dhe nuk do të merrej me politikë nëse konstatohet se shqiptarët janë më shumë të punësuar e të përfaqësuar në administratë më shumë tani se në vitin 2001 kur ai ka qenë në qeveri.

I pyetur nëse lufta në Maqedoni ka qenë për ta rrëzuar atë nga pushteti, Thaçi është përgjigjur: “Pa diskutim”.

Thaçi thotë se qëndrimi i gjatë në politikë nuk duhet të shihet si problem pasi sipas tij në vendet e zhvilluara perëndimore senatorët janë persona me karrierë shumë të gjatë politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme