Tevdovski: Projeksionet e MF-së për rritje të bruto-prodhimit vendor janë kredibile

19:19 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Ajo që po ecim me projeksione për rritje të BPV-së prej 3,2 për qind për vitin 2019, që është shumë afër projeksioneve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ndërsa është më i ulët se projektimi i Bankës Popullore të RM-së (BPRM), tregon se kemi projeksion kredibil.

Kështu theksoi ministri i Financave i Maqedonisë Dragan Tevdovski, duke komentuar vlerësimet e fundit të Bankës Botërore të Raportit global të janarit sipas të cilit Maqedonia vitin e kaluar kishte rritje prej 2,5 për qind, ndërsa në vitin 2019 do të arrijë 2,9 për qind.

“Projeksionet e institucioneve ndërkombëtare relevante si Banka Botërore, FMN-ja dhe institucioneve vendore si Banka Popullore janë shumë afër atyre të Ministrisë së  Financave. Disa janë më të ulëta për disa pikë procentuale disa më të larta. Kjo nënkupton se po shkojmë me projeksion kredibil”, tha Tevdosvki në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

Nga projeksionet për rritje të BPV-së, siç shtoi, në mënyrë fiskale më e rëndësishme është se a mund të realizoni anën e të ardhurave.

“Ne kishim sukses që dy vite me radhë ta realizojmë anën e të ardhurave dhe nuk kemi kurrfarë problemi me këtë, madje përmbushja e të ardhurave dhe tatimeve ishte ashtu siç ishte projeksioni jonë në vitin 2018”, tha Tevdovski dhe shtoi se disa vite më parë institucionet kanë pasur mospërputhje me paralajmërimet e institucioneve relevante.

Projeksioni i Ministrisë së Financave për rritje të BPV-së për vitin 2018 është 2,8, ndërsa për këtë vit 3,2 për qind.

Të ngjashme