Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka qëndruar në Tiranë, ku ka takuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn.
“Takova mikun tim njëherit Kryebashkiakun e Tiranës z.Erion Veliaj. Një çështje me rëndësi strategjike për shqiptarët e Maqedonisë sigurisht që është referendumi. Mbetemi në qëndrimin që ky moment historik për Republikën e Maqedonisë është një hap kolosal rreth perspektivës Euro-Atlantike jo vetëm të Maqedonisë por edhe të mbarë rajonit”, shkruan Arifi në llogarinë e saj të rrjetit social Fejsbuk. Bashkë mbetemi të përkushtuar që masivisht më datën 30 t’i themi një PO! ardhmërisë euro-atlantike të vendit tonë. Dielli i shqiptarëve lind në perëndim!, përfundon mesazhin e saj në Facebook, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...