Vetëm tre qytetarë në Tetovë nuk e kanë respektuar masën e qeverisë për orën policore gjatë fundjavës, deklarojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Në Gostivar, qytet i cili mbulohet poashtu nga SPB – Tetovë, masën e qeverisë nuk e kanë respektuar 15 persona, dy nga të cilët janë adoleshent nga Shkupi që kanë qenë në Mavrovë. Në Tetovë në fundjavë punojnë afër 20 shitore të cilat dërgojnë ushqime nëpër shtëpi, nga ku më së shumti qytetarët kanë kërkuar më shumë produktet kryesore, vaj, kripë, miell dhe lëngje.
“Ka interesim nga qytetarët, nuk është ndonjë fluks I madh por ka interesim. Në përgjithësi janë produkte kryesore për në shtëpi, dhe lëngje”, tha Kamber Xheladini nga Alda market.
Ndërsa zjarrfikësit e Tetovës nga fillimi i pandemisë janë duke dezinfektuar të gjitha rrugët në qytetin e Tetovës me Natrium hipoklorik. Kryeshefi i zjarrfikësve, Uka Aliti, thotë se ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
“Kemi bërë dezinfektimin dhe deratizimin e kapakëve të pusetave dhe kanalizimit, si dhe kemi bërë dezinfektimin e shumë objekteve si dhe rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Tetovës, si dhe rrugëve të fshatrave të malësisë së Sharrit”, Uka Aliti – kryeshef i zjarrfikësve në Tetovë.
Në karantinë shtetërore në qytetin e Tetovës janë 293 presona të cilët gjendet në hotelet në Kodrën e Diellit.
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...