Tetovë, të drejtë vote kanë 181.933 qytetarë

17:09 | 19 Prill 2019
Arditë Shkodra

Në gjashtë komunat e rajonit të Tetovës të dielën në zgjedhjet e gjashta presidenciale të drejtë vote kanë 181.933 qytetarë ndërsa të drejtën e tyre zgjedhore mund ta realizojnë në 365 vendvotime.

Më së shumti votues ka komuna e Tetovës me 83.367 votues në 117 vendvotime, më pastaj vjen komuna e Bogovinës me 27.501 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë komisioni komunal zgjedhor numëron 23.510 fletëvotime, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.

Tearca numëron 22.116 votues dhe 30 vendvotime. Në Bervenicë ka 24 vendvotime dhe ku 15.267 qytetarë kanë të drejtën e votimit ndërsa më pak votues ka komuna e Jegunovces ku ka 10.171 votues në 21 vendvotime.

“Për komisionin komunal zgjedhor edhe nesër ka punë. Përfaqësuesit e komisionit do të shkojnë te 14 qytetarë të evidentuar si të sëmurë dhe të pafuqishëm dhe në shtëpi do të realizojnë të drejtën e votimit. Gjatë ditës së nesërme do të shpërndahet materiali zgjedhor te të gjitha vendvotimet”, deklaroi Artan Ademi, kryetar i komisionit komunal./Telegrafi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme