Në Tetovë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka mbërritur në 17.
Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi përhapet për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të Qeverisë për mbajtje të distancës sociale si dhe grumbullimit të qytetarëve përpara bankave, dyqaneve si dhe në markete. Nga Instituti thonë se nëse qytetarët vijojnë t’i anashkalojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga qeveria.
“Gjithsej i kemi 17 raste të konfirmuara me virusin korona. Janë marrë diku 138 strisho nga personat e dyshuar apo që kanë pasur kontakte dhe gjithsej 96 persona janë në vetizolim shtëpiak me vendim të inspektoratit shëndetësor. Tetova dhe qytetarët e saj për fat të keq nuk i respektojnë gjitha apelet e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, sidomos të distancës sociale, dhe apelojmë qytetarët që të ruajnë distancën dhe të qëndrojnë në shtëpi. Meqë numri vazhdon të rritet dhe rezultati është nga mos disiplina e qytetarëve dhe nëse kështu vazhdohet rezultati ndoshta do jetë edhe më i keq se tani dhe Qeveria në bazë të vlerësimeve të tyre mbase mund të merr edhe masa më rigoroze se këto tani”- deklaroi Naim Skenderi, ISHP.
Në Tetovë edhe një polië ka rezultuar pozitiv për koronavirus, ndërsa 20 të tjerë janë vendosur në izolim 14 ditor.
“SPB Tetovë menjëherë ka ndërmarrë gjitha masat duke kryer dezinfektim komplet të objektit të SPB-së dhe hapësirave të brendshme. Gjithë kolegët që kanë qenë në kontakt direk apo indirekt me kolegun në fjalë janë kontaktuar dhe janë detyruar të qëndrojnë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre. Fjala është për rreth 20 kolegë, të cilëve iu janë bërë analizat epidemiologjike dhe për momentin gjithë kanë rezultuar negativ mirëpo pritet të kaloj koha e inkubacionit”– pohoi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.
Nga ana tjetër, shtabi i krizës i komunës së Tetovës, thotë se vazhdon dezinfektimin, sidomos të hyrjeve të pallateve, institucioneve ku grumbullohen më tepër njerëz dhe të rrugëve. Pas shtimit të numrit të të infektuarve, Komuna e Tetovës ditë më parë deklaroi se nuk përjashton mundësinë e masave më të rrepta, me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e virusit./alsat
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...