Tetovë, ngec procedura për ndërrimin e emrave të shkolla

15:53 | 23 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kërcënimet me protesta dhe bojkot të këshillit nga opozita në komunë të Tetovës, si duket kanë zbutur qëndrimin e kryetares së komunës Teuta Arifi, mbi çështjen e ndërrimit të emrave të shkollave në Tetovë. Pas gjashtë vitesh prononcim se në këshill nuk ka klimë për fillim të një procedure të këtillë, Arifi tani shpreh optimizëm për këtë çështje, duke deklaruar se klima në këshillin komunal është përmirësuar.

“Normal që me kompetenca është këshilli është organi autoritativ i sjelljes së këtyre vendimeve normal që ka nevojë për ndryshime dhe këtë vite me radhë e kemi thënë edhe më herët. Jam e bindur se ne kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë dhe bashkëpunuese në këshill, dhe jam e bindur se këshilltarët, do arin që me një frymë pozitive të reflektojnë dhe të gjejmë një zgjidhje që do jetë e përhershme”, tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Por, edhe përkundër kësaj qasje pozitive nga ana e kryetares Arifi, kreu i këshillit Bekim Memeti thotë se, kjo kërkesë nuk do jetë si pikë e rendit të ditës në mbledhjen e ardhshme.

“Kjo pikë, nuk do të jetë në rend dite të mbledhjes së ardhshme. Do bisedojmë me këshilltarët për të gjetur një moment më të përshtatshëm për ta futur edhe këtë pikë në rend dite në të ardhmen – shprehet Memeti.

Nga ana tjetër, këshilltarët e lëvizjes BESA që e iniciuan këtë nismë, shprehen kategorik se nëse nuk futet si pikë në rend dite, ata do bojkotojnë këshillin. Ndërsa nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se, çështja e emrave të shkollave nuk është problemi i vetëm që tangon arsimin në Tetovë.

“Kërkojmë që të gjejnë një formë bashkëpunimi t`i ndërrojnë këto emra. Nëse ata nuk do shprehin gatishmëri apo marrëveshje politike për ndryshimin e emrave do nisim me bojkotin pastaj me hapa tjera, mbase edhe me protesta – deklaroi Besar Durmishi, këshilltar i Lëvizjes BESA.

“Edhe ne jemi në vij të njëjtë kur bisedohet për çështje të këtilla me rëndësi për komunën e Tetovës. Nuk është vetëm çështja e emrave por edhe çështja e rrugëve që duhet të pësojnë ndryshime. Neve na interesojnë edhe kushtet nëpër ato shkolla – tha Arif Selami, këshilltar i ASH.

Kërkesa për ndërrimin e emrave të shkollave në Tetovë është e kamotshme, por të njëjtat kanë përfunduar në sirtarët e arkivit të Komunës së Tetovës. Shkollat fillore dhe të mesme në këtë qytet akoma mbajnë emra të personaliteteve nga periudha e komunizmit./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme