Çdo një javë nga një aksident në rrugë.
Kështu ka qenë viti 2020 në rrugën “Video Smilevski Bato” apo e njohur në Tetovë si rruga industriale. Sipas Zëdhënësit të SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi në këtë rrugë gjatë vitit 2020 kanë ndodhur 50 aksidente nga të cilët 30 kanë qenë me lëndime trupore, e zakonisht viktimë kanë qenë këmbësorët.
“Në atë rrugë kanë ndodhur 50 aksident trafiku nga të cilët 30 kanë qenë me lëndime të rënda dhe të lehta ndërsa 20 kanë qenë vetëm me dëme materiale personat të cilët kanë qenë të lënduar i takon kategorisë së këmbësorëve vozitësve dhe pasagjerëve, dhe kemi pasur edhe një person me biçikletë të lënduar”, tha për TV21, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë.
Në këtë rrugë mungojnë shenjat e komunikacionit. Nuk ka shenja për kufizim të shpejtësisë e as vizëbardha për këmbësorët.
Eksperti i komunikacionit Blerim Neimi thotë se policia duhet më shpesh të kryej kontrolle në këtë rrugë.
“Paraprakisht është përkufizimi i shpejtësisë që duhet të jetë maksimalja në 40km/orë qoftë nga ana e këmbësorëve qoftë nga ana e vozitësve mundësisht pjesëmarrja më e shpeshtë e policisë për kontrollin e kësaj rruge. Sa i përket mbikalimit të kësaj rrugë nuk mund të konkludohet pasi që duhet të bëhet një analizë se sa është numri i këmbësorëve aty dhe në bazë të praktikave apo përvojës mbikalimet nuk kanë dhënë rezultat pasi që këmbësorët nuk e respektojnë atë”, u shpreh Blerim Neimi – profesor.
Por më çfarë shpejtësia vozitet në këtë rrugë? Në rrjetet sociale gjetëm një video në të cilën një vozitës nga Tetova pikërisht në këtë rrugë para 24 orësh ka postuar një video në të cilën shihet duke lëvizur me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.
Kjo rrugë ndanë dy lagje të qytetit të Tetovës atë të Vardarit dhe jashtë Vardarit, ndërsa në njërën pjesë gjendet edhe shkolla fillore Kirili dhe Metodi, ku 250 nxënës të lagjes jashtë Vardarit duhet që çdo ditë të kalojnë këtë rrugë për të shkuar në shkollë. Vetëm para një jave një veturë aksidentoi një vajzë 6 vjeçare e cila humbi jetën si pasojë e shpejtësisë së lartë. Gjatë ditës së djeshme banorë të kësaj zone protestuan duke kërkuar që autoritetet komunale të marrin masa.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...