Tetovë, helmohen 25 të punësuar në fabrikë

00:39 | 9 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Janë 25 të punësuar të kompanisë Lear, nga zona zhvillimore industriale në Tetovë janë helmur.

Shenjat e para të helmimit fillimisht i kishin shfaqur katër persona të cilët në mëngjes kishin hëngër sallam dhe pashteta.

Të helmuarit kanë pasur marramendje dhe të vjella dhe kanë kërkuar ndihmën e shpejtë. Fabrika ishte në qendër të vëmendjes edhe në fund të muajit mars ku nga kjo fabrikë u helmuan 220 persona.

Agjencia për ushqim dhe veterinari atëherë vërtetoi se shkaku ishte bakteria strafilokoka e cila ishte gjendur në kuzhinë dhe në duart e kuzhinierëve që e kishin përgatitur ushqimin për punëtorë. /Ina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme