Në minutat e para të mesnatës në Tetovë janë dëgjuar disa të shtëna nga armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe të lënduar disa persona, mëson TetovaSot.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Dervish Carra” në kafeterinë “Bar Code”.
Sipas dëshmitarëve që bëjnë të ditur për TetovaSot thonë se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e zënkes me dy grupeve, dhe më pas ka eskaluar situata ku janë dëgjuar edhe disa të shtëna, me ç’rast ka edhe të plagosur. Të plagosurit janë transferuar me autoambulancë në Klinikën e Spitalit të Tetovës.
Nga Spitali i Tetovës konfirmojnë për potalin TetovaSot se nga zënka e sontme janë plagosur dhe lënduar 5 persona.
“Nga zenka që ndodhi në rrugën “Dervish Carra”, janë plagosur 5 persona, njëri prej tyre nga arma e zjarrit dhe katër të tjerë nga mjete tjera si xhama dhe shishe”, thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës.
Ekipiet e policisë së Tetovës janë në vendngjarje dhe po hetojnë incidentin.
Ende nuk dihen motivet e kësaj zenke të armatosur, por se policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.
Siç shihet në fotografitë dhe videon që ka realizuar gazetari i portalit TetovaSot, shihen edhe xhama të thyera që janë shpërndarë edhe nëpër rrugë.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...