Google ADS

Tetova, qyteti më pak i ndotur në Maqedoni

11:18 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Ndotja e ajrit në qytetin e Tetovës viteve të fundit ka qenë problemi më i madh për banorët e këtij rajoni.

Pas angazhimeve të shumta të qytetarëve, organizatave joqeveritare, protestave masive, në Tetovë ndaloi së punuari fabrika “Jugohrom” e cila cilësohej si ndotësi më i madh i ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Matjet për ndotjen e ajrit që janë bërë në muajin gusht tregojnë se Tetova ka qenë qyteti më pak i ndotur në Maqedoni, ku koncentrimi i grimcave të dëmshme ka qenë 22.99 mikrogram në metër kub.

Sipas matjeve të njëjta shihet se lagjja e Gazi Babës dhe Rektorati kanë qenë më të ndoturat në muajin gusht, ndërsa pasohen nga qyteti i Gostivarit, Kavadarit dhe Manastirit.

Më poshtë i keni 15 qytetet të cilat kanë qenë më të ndoturat në Maqedoni gjatë muajit gusht, sipas statistikave të publikuara nga “Eco Guerilla”:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme