Google ADS

Tetova, qyteti me dy universitete pa transport publik

00:37 | 2 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Tetova edhe pse bënë pjesë ndër qytetet më të mëdha të vendit, dhe është qytet me dy universitete, edhe më tej vazhdon të jetë pa transport publik.

Edhe pse shumë herë u premtua nga autoritet lokale dhe ato qendrore se qytetit i Tetovës do të ketë transport urban kjo ende nuk po ndodh.

Qytetarë e anketuar për TVM2, shprehen se Tetovës i duhet transporti publik, që do të lehtësonte lëvizjen e qytetarëve me koston më të ulët.

“Po, po, ka nevojë edhe atë shumë, premtojnë që 20 vite, po nuk është bërë asgjë. Ajri do ishte më i pasur. Ne zakonisht udhëtojmë me motor, por sikur të kishte autobus do udhëtonim me të”.

“Apeli jonë është që sa më shpejtë duhet te jetë transporti urban”.

“Duhet te këtë transport publik, unë udhëtojë nga fshati Kamjan, duhet të udhëtoj vetëm me furgona ose me taksi. Me qenë në Tetovë edhe më mirë, pasi furgonat bëjnë tollovi, më mirë është me pas autobusë se sa furgona. Unë mendoj se edhe më lirë do ishte sikur të kishim autobus” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar tetovar nga TVM2.

Ndërmarrje publike transportuese formalisht është themeluar që nga viti 2014-të por deri tani ajo nuk është funksionalizuar. Kryetari i këshillit komunal të Tetovës, Bekim Memeti, thotë se mjetet janë të siguruara dhe shumë shpejtë pritet furnizimi me autobusë.

“Unë shpresoj se po, pasi ndërmarrja është themeluar nga viti 2014-të, para do kohe është themeluar edhe drejtori në atë ndërmarrje, dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur hapë pas hapi ti marrim edhe autobusët e duhur. Komuna nëpërmjet këshillit ka aplikuar dhe mjetet janë të siguruara dhe presim që më në fund të realizohet pritshmëria e kahëmotëshme për autobusët” – u shpreh Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Bekim Memeti.

Memeti, poashtu shpreson se do të mbajë fjalën një donatorë, i cili ishte paraqitur kohë më pare dhe kishte premtuar rregullimin e stacionit të autobusëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme