Google ADS

Tetë raste të reja me Covid-19 në rajonin e Gostivarit

12:01 | 5 Qershor 2020
A. B.

Nga testimet e 24 orëve të fundit edhe tetë banorë në rajonin e Gostivarit kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Nga raste e reja, dy janë nga Gostivari, kurse gjashtë nga Vrapçishti.

Sipas informacioneve të Shtabit ndërkomunal të emergjencave në Gostivar, dy raste janë regjistruar në fshatin Dobërdoll, katër në Negotinë dhe dy në qytetin e Gostivarit.

Për momentin në Komunën e Gostivarit ka 9 raste aktive me Covid 19, kurse në Komunën e Vrapçishtit 11.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 438 persona, prej ku 41 persona dolën pozitiv, 19 në Gostivar, 20 në Vrapçisht dhe dy në Komunën e Mavrovës. Tre persona fatkeqësisht nuk i mbijetuan koronavirusit, një në Gostivar dhe dy në Vrapçisht

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme