Një këmbësor ka humbur jetën, tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, dhe gjashtë persona kanë përfunduar me lëndime të lehta në tetë aksidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup.
Policia, sipas të dhënave të MPB-së, nga komunikacioni ka përjashtuar 28 vozitës që kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, 17 vozitës para se të marrin të drejtën për të drejtuar makinën dhe tre fillimtar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë dënuar edhe 13 vozitës që kanë pasur makinat defekte teknike, 12 makina të paregjistruara, si dhe 101 vozitës për parkim të palejuar.
Policia ka evidentuar edhe tetë këmbësorë që kanë kaluar korsinë jashtë vijave të bardha, 12 që kanë kaluar në të kuqe, katër vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, du vozitës që nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha, dy për tejkalim të palejuar, katër për mos shfrytëzimin e helmetës, shtatë për mos shfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe 13 për shfrytëzimin e telefonit mobil gjatë vozitjes së automjetit.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...