Testimi skrining i rastësishëm, i cili duhet të tregojë sa popullata ka imunitet ndaj Covid-19 nga vaksinimi apo nga kalimi i sëmundjes dje filloi në qendër të Shkupit dhe këto ditë do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera në vend për të ndihmuar Komisionin për Sëmundje infektive dhe shtetin në planifikimin e masave të ardhshme.
Analiza serologjike për Covid-19 tani për tani të bëhet vetëm në kryeqytet dhe do të përfshijë një mijë persona, por skriningu do të zgjerohet edhe në dy deri tre mijë qytetarë nga qytete të tjera në të gjithë shtetin në bashkëpunim me ISHP dhe me shërbimet transfuziologjike.
Analiza e të dhënave, siç paralajmëroi javën e kaluar ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, do të tregojë sa realisht është e imunizuar popullata.
“Dëshirojmë të kemi pasqyrë të qartë sa nga popullata jonë e kanë kaluar Kovidin dhe mbi bazë të këtyre rezultateve do të kemi pasqyrë dhe do të dalim para opinionit. Sipas evidencës të cilën e kemi, 41 për qind janë imunizuar me vaksinë, por mbi bazë të hulumtimit, ndoshta jemi 60 për qind të imunizuar në mënyrë natyrore”, tha Sali.
Ndërkaq për skrining të nxënësve, tani për tani nuk ka informacione kur do të fillojë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dje tha se procesi është në vijim, dhe me siguri do të realizohet në periudhën e ardhshme.
Ndryshe, ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se në vend janë zbuluar tri raste me nënvariantin e ri të Omicron. Dy janë nga Shkupi dhe një nga Strumica – të konfirmuar nga sekuencionimi i 41 mostrave pozitë të SARS-CoV-2./Telegrafi/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag