Në Maqedoni gjysma e nxënësve të përfshirë në arsimin fillor dhe të mesëm nuk kanë njohuri themelore.
Arritjet e tyre kanë stagnuar ndërsa kjo bazohet sipas rezultateve të mara nga testimi PISA I zhvilluar nga viti 2000 deri në vitin 2015. Në bazë të këtyre të dhënave, UNICEF-i, OECD( Organizata ekonomike për zhvillim dhe bashkëpunim) dhe Ministria e Arsimit debatuan rreth një propozim projekti për të tejkaluar këto mangësi.
Mes propozimeve që do të mund të bëheshin pjesë e Ligjit të ri për arsim fillor dhe të mesëm do të ishin reforma gjatë vlerësimit nacional, revidim të maturës shtetërore dhe zhvillim të sistemit profesional për zhvillim të mësimdhënësve.
Gjithashtu, me këtë rast u tha se është e rëndësishme të vendosen qëllime për matje të përparimit ndërsa të gjitha planet e mira në letër duhet të kthehen në realitet.
Nëse shohim rezultatet e testimeve ndërkombëtare do të shohim se rezultatet mesatare tek nxënësit kanë stagnuar gjatë dekadës së fundit. Ekziston një përqindje e madhe e nxënësve të cilët nuk zhvillojnë kompetencat bazë që u janë të nevojshme për sukses dhe përparim më tutje në jetë. Duhet të rikujtojmë nëse vallë profesioni i mësuesisë po vlerësohet dhe nëse po merr mbështetjen e duhur për të pasur mësues të trajnuar dhe të kualifikuar – tha Hana Kiçen, OECD.
Gjithçka fillon në arsimin parashkollor sepse sipas shkencës kjo është periudha kur zhvillohet 80% e trurit. Mirëpo, kjo duhet të shoqërohet me arsim të barabartë dhe cilësor për çdo fëmijë -u shpreh Elspet Erikson, UNICEF.
Më duhet të them, më duhet të pranojë se është më se e domosdoshme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencë, është më se e domosdoshme për Qeverinë e Maqedonisë që të kemi raporte të këtilla, të kemi analiza të këtilla bazuara në fakte, bazuara në argumente dhe mbi bazën e këtyre raporteve ne dhe t’i ndërtojmë politikat tona me të vetmin qëllim që të kemi një sistem arsimor më kualitativ – deklaroi Arbër Ademi, ministër i arsimit./AlsatM/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...