Aleanca për Shqiptarët ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti tragjik që goditi sot Shqipërinë.
Nga ky subjekt politik shprehen se janë të gatshëm të ndihmojnë.
Aleanca gjithashtu u bën thirrje institucioneve të vendit të marrin masat e duhura t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.
“Si subjekt politik solidarizohemi dhe jemi në dispozicion për ta dhëne ndihmën tonë aty ku e kërkon nevoja. Ndërkaq, ftojmë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që urgjentisht të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dhe t’i del në ndihmë Shqipërisë si një shtet i mirë fqinj duke ju urdhëruar organeve kompetente siç është Drejtoria për Menaxhimin e Krizave, Ekipet e zjarrfikësve, të vendosen në dispozicion të zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Po ashtu kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë të kontribuojë me medikamente dhe me ekipe mjekësore logjistike, të organizojë aksion për dhurimin e gjakut. Njëkohësisht t’i angazhojë ambulantat shtetërore dhe ato private të jenë ne gatishmëri të plotë për të lënduarit nga tërmeti i sotëm që shkaktoi dhimbje, pikëllim dhe trishtim të madh”, thuhet mes tjerash në letrën e ngushëllimit të Aleancës për Shqiptarët.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit