Tërmetet në Ohër prej të cilëve më i fuqishmi ishte prej 5,1 ballëve kanë kthyer shumë turistë në shtëpi. Antonio Risteski pronar i apartamenteve private në këtë qytet për Alsat deklaroi se turistët i kthen edhe informacioni se brenda vetëm 2 javëve kanë ndodhur më shumë se 1200 tërmete. Më së shumti janë larguar turistët vendor dhe mysafirët nga rajoni.
“Tërmetet deri tani u reflektuan ndaj turizmit në këtë moment. Kishte mjaft prej mysafirëve të cilët edhe në orën 12 dhe 1 pas mesnate u larguan me taksi. Në objektin tim i cili gjendet te sheshi u larguan mysafirë nga Nishi me taksi që kushtonte 200 euro. Prej shumë kolegëve që punojnë mora informacion se turistët frikësohen”, u shpreh Antonio Risteski, qiradhënës.
Hotelierët thonë se ka të atillë që ndonëse i kanë paguar pretonimet, fare nuk kanë ardhur në Ohër. Kompanitë e sigurimeve në Ohër ditëve të fundit shënojnë kërkesë të rritur për sigurim nga tërmeti.
“Ka reagime paniku nga qytetarët të cilët kërkojnë informacione për sigurim nga tërmeti. Ka qytetarë të cilët siguruan banesat nga dëmet plotësuese. Të gjithë ata që kishin sigurim të amvisërive, paguan shumë plotësuese për rrezikun nga tërmeti”, tha Ristana Nikolovska, menaxhere rajonale e kompanisë të sigurimeve.
Tanimë 20 ditë banorët e Ohrit jetojnë në frikë nga tërmetet eventuale të reja. Mbrëmjen e kaluar u ndjenë disa tërmete të reja nga i cili më i forti ishte katër minuta pas mesnate me magnitudë 4.2 ballë sipas Rihterit. Epiqendra ishte 9 km në lindje të Kosellit në një thellësi prej 2 km. Te qytetarët ende vërehet shqetësim.
“Aktualisht nuk ka qetësim, siç dëgjoj nga të tjerët. Nuk do të qetësohet së shpejti. Por të shpresojmë”
“Po dridhet. Nuk qetësohet. Në disa lagje ka oxhaqe të rrëzuara. Çarje ka në shtëpi më të vjetra. Situatë të tillë në këto 63 vite nuk mbaj mend. Ndonjëherë kishte tërmet, por kjo kështu. Në çdo dy deri në tre orë jo nuk kishte. ”
“Disa frikësohen. Disa flenë në makina, disa në tenda ose në rrugë. Disa flenë në shtëpi dhe nuk frikësohen.”
Kryqi i Kuq i Ohrit publikoi video edukative për sjellje të drejtë gjatë tërmetit. Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve dhe ekipe të Institutit për inxhinieri të tërmeteve ditëve të fundit inspektuan objektet me interes publik dhe ndërtimet me dëmtime më të mëdha. Dëme ka edhe në shumë ndërtesa banesore dhe objekte individuale. Bëhet fjalë për më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë paraqitur dëme.
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...