Tërmet në pjesën perëndimore të Maqedonisë

15:14 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Një tërmet prej 4.3 shkallë Rihter është ndjerë në një zonë prej 110 kilometrave në perëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave të deritanishme të Observatoriumit seizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, tërmeti është ndjerë në rajonin e Dibrës dhe Gostivarit.

Dridhjet janë ndjerë edhe në Kërçovë, Tetovë, Ohër dhe Manastir, përcjell telegrafi maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme