Google ADS

Tërmet në Mal të Zi

22:48 | 27 Janar 2024
R J

Një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë të Shkallës Rihter goditi Malin e Zi, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 15 kilometrave.

Nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme të mundshme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme