Google ADS

Tërmet i ri është ndjerë në rajonin e Ohrit

16:07 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pasdite në orën 13:30 në rajonin epiqëndror të Ohrit.

Tërmeti ishte ndjerë në Ohër dhe në rrethin me intensitet prej III-IV ballësh sipas shkallës evropiane markosizmike, njoftoi operatori sizmologjik pranë Fakultetit Natyror matematik në Shkup.

Nga 18 qershori deri sot në Rajonin epiqëndror të Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete.Pjesa më e madhe me magnitudë të dobët të Rihterit prej 1 dhe 2 ballësh. Tërmeti më i fuqishëm ndodhi në 20 qershor në orën 15:40 minuta dhe ishte me magnitudë prej 3,6 ballësh sipas Rihterit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme