Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë së Veriut çokollata “Milka Oreo”, dyshohet për prani të pjesëve plastike

10:53 | 12 Mars 2024
R J

Tashmë është bërë e zakonshme tërheqja e produkteve nga tregjet për shkak të përmbajtjeve të ndryshme.

Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë, ka njoftuar se Cokollata “Milka Oreo”, prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Mirëpo, ky produkt javë më parë është larguar nga tregu edhe në Kroaci, për shkak të disa dyshimeve për prani të pjesëve plastike./Arbresh.info/

Të ngjashme