Në seancën gjyqësore për tentim vrasjen e kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, dëshmoi deputeti i VMRO DPMNE-së Vllatko Gjorçev.
Para trupit gjykues tha se kishte tentuar t’i mbrojte deputetët të cilët ishin sulmuar nga turma e cila kishte hyrë dhunshëm në Kuvend më 27 prill. Ai tha se kur ka hyrë ë sallë e kishte parë në skaj Selën dhe më pas nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të.
Dëgjuam se Sela ishte rëndë i lënduar dhe ndodhet në zyrën në katin e dytë ose të tretë. Atëherë bashkë me Nikolla Todorovin, ekipin mjekësor mendoj se ishte edhe ndokush, shkuam lartë. Kreut të ASH-së i kishin veshur një duks, tentova të bisedoj me të por Sela mezi fliste, e pyeta për grupin e gjakut që të dinë në spital, në rast se Sela humb shumë gjak. Me stilolaps i shkrova grupin e gjakut në duks – deklaroi Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO DPMNE-së.
Gjorçev në dëshminë e tij tha gjithashtu se gjatë tërë kohës ka ndihmuar deputetët e lënduar, ka ndihmuar policët për të gjetur zyrat dhe ka tentuar të parandalojë protestuesit që të hyjnë në korridorin i cili shpie drejt zyrës së kreut të Kuvendit. Gjorçev në dëshminë e tij tha se njëri nga të akuzuarit Aleksandar Janevski-Toshta gjatë tërë kohës ka qenë aty dhe i ka mbrojtur deputetët duke qëndruar sipas tij në derën e press qendrës dhe duke mos lënë të futen më shumë protestues. Në seancën e fundit Gjykata kishte publikuar disa video amatore të cilat i kishte siguruar Prokuroria Publike, ku shihej se si Ziadin Sela natën e 27 prillit, ishte goditur dhe tërhequr zvarrë nga protestuesit nëpër Kuvend. Për këtë rast të akuzuar janë Kire dhe Cejo Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavloovski – Kobra. Seanca e ardhshme pritet të mbahet për më 17 maj./alsat m
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...
Begaj pranon letrat kredenciale të tre ambasadorëve të rinj:...