Një grup personash janë futur pasditen e sotme në Bashkësinë Fetare Islame me pretekstin se Gjykata Themelore Shkup ka marrë vendim për shkarkimin e kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi.
Grupi i cili është futur në BFI këmbëngul se Gjykata Themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që kryetar i ri i BFI-së të jetë Skender Buzaku dhe se vendimi gjatë ditës së nesërme do të shpallet në Gazetën Zyrtare.
Sipas vendimit në të cilin thirret Buzaku “Në të ardhmen ushtrues i detyrës reis ulema i Shoqatës vullnetare të personave fizik me emrin Bashkësia Fetare Islame me seli në Shkup do ta kryejë Skender Buzaku nga Shkupi. Sipas vendimit, dorëzuesi i kërkesës ka shtruar procesverbalin nga mbledhja e jashtëzakonshme të Riasetit të BFI-së e mbajtur më 30.03.2019, vendimin për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe dorëheqjen e parevokueshme të Sulejman Rexhepit e dhënë sipas vendimit më 25 mars të vitit 2019 dhe vendimin e datës 30 mars për zgjedhjen e Buzakut në pozitën e kreut të BFI-së”.
Për rreth godinës së Bashkësisë Fetare Islame ka edhe forca të shtuara policore.
Bashkësia Fetare Islame pas ngjarjeve këmbëngul se kreun e BFI-së nuk mund ta shkarkojë Gjykata por vetëm organet e Riasetit.
Sipas BFI-së kreu mund të shkarkohet vetëm me vendim të Sulejman Rexhepit, i cili emëron pasuesin e tij dhe më pas Gjykata konstaton shkarkimin dhe emërimin e kreut të ri.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat Skender Buzaku tha se bashkë me ta brenda selisë së BFI-së ndodhet edhe policia financiare.
Ai tha se është kryetar i ri i Bashkësisë Islame dhe se nga nesër do të nis punën dhe përgënjeshtroi se bëhet fjalë për PUÇ në BFI. Grupi i njëjtë edhe para disa viteve ka tentuar që ta shkarkojë kreun aktual të BFI-së, Sulejman Rexhepi./alsat m
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...