Ambasadori bullgar në Uashington, Tihomir Stojçev, ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga 13 kongresmenë amerikanë në nëntor të vitit të kaluar, duke i kërkuar Bullgarisë të heqë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.
Një nga nënshkruesit e letrës, kongresmenja republikane nga New York, Claudia Tenney, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, thotë se ambasadori bullgar e ka injoruar letrën dhe ka treguar mosrespektim ndaj Kongresit amerikan.
Nuk morëm përgjigje të drejtpërdrejtë nga ambasadori, por dëgjuam se Bullgaria nuk do ta respektonte.
Ajo do të vazhdojë të bllokojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në përpjekjet e tyre për të nisur negociatat e anëtarësimit me BE.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që ajo të tërhiqet dhe të lejojmë që kjo të ndodhë.
“Duam të shohim normalizim në rajon”, tha Teni, duke theksuar se do të dëshironte të merrte një përgjigje nga ambasadori bullgar dhe nëse ka ndonjë shqetësim nga ana e Bullgarisë, të bëjë përpjekje që të adresohet nga anëtarët e Komisioni për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec