Para gati dy jave, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në një intervistë për Tv Happy kishte pranuar në mënyrë të hapur se në fushatën kundër pavarësisë së Kosovës është i përfshirë edhe tenisti me famë botërore, Novak Djokovic.
Daçiq kishte treguar se si Novak Djokovic është shumë i interesuar për të lobuar për heqjen të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, Serbia duhet të përdorë sa më shumë emrat e njohur që ka në fushën e diplomacisë, siç është edhe rasti i Novak Djokovic.
“Novak pyetën gjithmonë se çfarë mund të bëjmë. Ai pret me padurim çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë liderë botëror më pyesin për të, dhe unë e telefonova që t’iu dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf.”, ka thënë Daçiq.
E për gjithë punën që Djokovic ka bërë për të ndihmuar diplomacinë serbe, ka marrë sot mirënjohje nga Ivica Daçiq në “Ditën e Diplomacisë”.
“Këtë vit, unë kam nderit e madh që këtë mirënjohje t’ia jap legjendës së gjallë, Novak Djokovic, që është dëshmi se atletët janë ndoshta ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë”, ka thënë Daçiq gjatë ceremonisë.
Në këtë ceremoni ndërkohë ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i SHBA’së në Serbi, Anthony Godfrey, i cili ka publikuar një fotografi të Daçiq dhe Djokovic.
“Këtë mëngjes, pata nderin që të isha pjesë e pritjes në ceremoninë e shënimit të Ditës së Diploamcisë Serbe, në të cilën ministri Daçiq prezantoi çmimin për Novak Djokovic”, ka shkruar Godrey në llogarinë e tij në twitter, raporton Gazeta Express.
Ambasadori amerikan ka thënë se pasi ka ndarë fotografitë më stafin e tij, ka zbuluar se në Ambasadën e SHBA’së në Beograd është një fans i madh i Djokovicit.
Godfrey madje ka thënë se fusha e tenisit në rezidencën e tij është në dispozicion kurdo që Djokovic dhe Brandon dëshirojnë për të luajtur.
Jutros sam imao čast da budem na prijemu povodom obeležavanja Dana srpske diplomatije na kojem je ministar Dačić uručio nagradu @DjokerNole. Nakon što sam fotografiju podelio sa svojim timom, pokazalo se da imamo pravog “fanboy” u @USEmbassySerbia. pic.twitter.com/S50KTO6EAr
— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) May 29, 2020
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...