Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar; gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në zonat e ulëta dhe në një pjesë të mirë të bregdeti. Gjatë natës i gjithë vendi vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Republika e Kosovës
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta por pas-mesdite pritet shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke sjellë momente me pika shiu në zona të thella malore. Orët e vona të pasdites do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Kosovën.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëve të para të ditës por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here vranësira në pjesën më të madhe të RMV. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht për ti’a lënë vendin motit të kthjellët.
Europa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor dhe në Gadishullin Iberik. Ndërsa me vranësira të shpeshta të cilat reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme paraqiten; Alpet e Europës si edhe Lindja e kontinentit. /abcnews.al/
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...