Polici i vrarë serb, Nikola Krsmanoviq pjesëtar i Policisë Kufitare, do të varroset të shtunën në varrezat e fshatit në Jarebice, fshati i tij i lindjes afër Loznicës.
Siç raporton media serbe “Novosti”, në Loznicë të shtunën do të jetë ditë zie për vdekjen e një polici, ndërsa të dielën do të ketë përkujtim në Shtëpinë e Kulturës së Vukut, shkruan Arbresh.info.
Autoritetet serbe, përgjegjës për këtë vrasje e kanë bërë shtetasin kosovar, Artan Hajrizi, pasi thonë se në vend të ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin e tij.
Është raportuar se i dyshuari Artan Hajrizi ka qenë duke udhëtuar me një taksi, i vetëm me shoferin, mirëpo informacionet e fundit thonë se në fakt, në veturë ka qenë vëllai i tij, Faton Hajrizi.
Artan Hajrizi ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.
Ai, për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.
“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver, i kam lajmëru që m’i kanë vjedhur dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi.
Artan Hajrizi, i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, tha se vëllai i tij Faton Hajrizi ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.
“Dokumentet m’i ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.
LEXO EDHE:
Vrasja e policit në Serbi/ Mediat në Bosnje raportojnë për një të arrestuar në lidhje me rastin
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj