Mediat maqedonase raportojnë se të shtunën pritet një takim të kreut shtetëror dhe të liderëve të partive më të mëdhaja në Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev do të raportojë për mbarvajtjen e bisedimeve për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Në takim do të merr pjesë edhe kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raportohet se në takim do të jenë edhe Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja.
Nga kabineti i Ivanovit kanë konfirmuar për Kanal 5 se ka një nismë nga Ministria për Punë të Jashtme për një takim bashkërendues për të njoftuar për propozimin e ndërmjetësuesit Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë./Telegrafi/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...