Nënkoloneli i MZ, Emin Husoviq, u arrestua pasi që sot rreth orës 11 të mëngjesit, qëlloi me amë zjarri në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së MZ, por gjatë këtij incidenti nuk kishte të lënduar e as dëmtime materiale.
Siç njoftohet nga Prokuroria e Lartë e MZ, Husoviq dyshohet se po përpiqej të bënte vrasje në tentativë.
“Prokurori i Shtetit në Prokurorinë e Shtetit të MZ, në Podgoricë, u informua sot nga Drejtoria e Policisë se në Ministrinë e Mbrojtjes të Malit të Zi, erdhi deri te përdorimi i armës së zjarrit nga ana e Emin Husoviq në drejtim të A.L, kështu që në vend ngjarje nga ana e prokurorit dhe policia e autorizuar u bënë hetime dhe u morën të gjitha shenjat nga vend ngjarja, të cilat do të jenë lëndë për inspektim sipas urdhrit të prokurorisë, kurse nga ana e prokurorit i është dhënë urdhër policisë që të arrestohet për veprën penale të vrasjes në tentativë Emin Husoviq , e i cili do të sillet brenda afatit ligjor në gjykatë në seancë dëgjimore në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në kumtesë të Prokurorisë së MZ.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...