Si Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave shprehim keqardhje të madhe për zhvillimet e fundit me rritjen e pagave tona, theksojnë nga Sindikata e Punonjësve në Ministrinë e Financave.
Kohë më parë, siç sqarojnë ata, me konsensus politik nga të gjitha grupet parlamentare është miratuar Ligji për buxhetet, i cili parasheh rritje prej 30% të pagave të të gjithë punonjësve në Ministrinë e Financave.
“Ministri i Financave, Fatmir Besimi pohon se kjo rritje vlen vetëm për një sektor të caktuar – Sektorin e Buxhetit, dhe jo për të gjithë të punësuarit. Në këtë drejtim, në seancën e sotme të Komisionit Legjislativo-Ligjor, qeveria kërkon të bëjë kontrabandë një interpretim autentik të dispozitës së nenit 66 të ligjit, me të cilën kërkon të kufizojë të drejtën e rritjes së pagës vetëm për një pjesë të punonjësve.
Ky është një skandal i madh ku pas syve të publikut, pa u konsultuar me punonjësit dhe sindikatat, duan të shkurtojnë rritjen që i takon ligjërisht të gjithë punonjësve të Ministrisë”, vlerësojnë nga atje.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së