Me moton “Prokurorët vrasin Almirin’, të premten në ora 13:00 protestohet para Prokurorisë së përgjithshme, për rastin e Almirit të vogël.
Protesta në fjalë mbahet për të dytën herë, me qëllim që drejtësia të shkojë në vend.
Kujtojmë se, ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkoi rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq.
Ndryshe, për një javë rresht, Almiri luftoi për jetë në spitalin e Kumanovës, por për shkak se nuk mundi t’ju rezistoj plagëve të marra, ai ndërroi jetë më datë 1 korrik./Medial
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...