Google ADS

”Të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, nga Maqedonia”

15:02 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka përgatitur projektin ”Ndihma në rrugë-nxitje e mbrojtjes së të drejtave njerëzore të migrantëve që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi”, përcjell telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit është promovimi më i fuqishëm dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të migrantëve, përfshi edhe kërkuesit e azilit, që kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi.

Projekti kërkon që të veprohet ndaj perceptimit publik për migrantët në Maqedoni, pasi që ende ekzistojnë paragjykime, pastaj të ndërpritet deportimi ilegal i refugjatëve, si edhe të punohet në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve të cilat duhet të respektohen nga ana e institucioneve dhe qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme