Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit ka deklaruar se Serbia nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës, pavarësisht që Brukseli i deklaroi se Serbia nuk do të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet kufitare dhe pa njohur Kosovën si shtet të pavarur.
“Vuçiq e ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa përcaktuar kufijtë dhe kjo është një pikë kthese. Çdo realist do të quante deklaratën e tij thirrje për njohje dhe kjo është çelësi që mund të përcaktojë se cila do të jetë e ardhmja e marrëdhënieve Serbi –Kosovë”, Boshko Jakshiq, komentator i politikës së jashtme nga Beogradi, shkruan RTS, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se asnjë politikan nuk do të nënshkruajë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Unë mendoj se shumë gjëra rreth Kosovës po shkojnë në OKB dhe pa Serbinë nuk ka anëtarësi të Kosovës në organizatën më të rëndësishme botërore. Prandaj ai vazhdimisht kujton Prishtinën, pasi mban krahun e fortë nga Rusia dhe Kina. Megjithatë, nëse Serbia pranon të mos pengojë hyrjen e Kosovës në OKB, mendoj se të dyja palët mund të jenë në rrugë të drejtë”, tha ai.
Sipas Zarko Koraq, profesor në Univeristetin e Filozofisë në Beograd, është ende herët që të thuhet se Vuçiq është gati të lejojë Kosovën që të ulet në Kombet e Bashkuara.
“Por unë mendoj se ka shumë gjëra në tryezë. Vuçiç do të donte të merrte autonominë territoriale të tipit të Vojvodinës apo diçka të ngjashme me shqiptarët, që është pikërisht kjo gjë që shqiptarët nuk duan. Midis Beogradit dhe Prishtinës ka një mosmarrëveshje të thellë mbi atë që komunitetet e komunave serbe janë dhe cilat janë kompetencat e tyre. Ekziston edhe një ndryshim i kushtetutës së Serbisë, sepse në preambulën e saj shkruhet se Kosova është një pjesë e papërcaktuar e Serbisë. Prandaj nuk jam i sigurt se Vuçiq do të pajtohet lehtë me kryesinë e OKB-së për Kosovën”, tha ai.
Problem për Serbinë është se nuk ka marrë asnjë premtim nga BE-ja. Presidenti i Serbisë nuk do të bëjë asgjë që do të vinte në rrezik fuqinë e tij dhe atë të partisë./Arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...